Основни информации

Asociacioni Maqedonas i Xehtarisë-AMX


Repromaterialet minerale jane te shperndara ne te gjithe teritorin  e Republikes se Maqedonise dhe sipas hulumtimeve te deritanishme jane caktuar rezerva prej rreth 350 milion ton xehe te metalit,me pjesemarrje me te madhe xeheve zinkut dhe te bakrit,dhe gjithashtu permes 100 milion xeheve te tjera te jometaleve.Ne pjesen e eksploatimit dhe perpunimit te xeheve te metalit,ne vitet e fundit,jane paraqitur probleme te caktuara ne klontinuitetin e punes se xeheroreve,qe ka rezultuar me mbyllje te plote apo te pejserishme te tyre.Nga ana tjeter,deri diku edhe procesi i privatizimit dhe transformimit te  pronesise shoqerore qe eshte zhvilluar ne Republiken e Maqedonise,ka kontribuar ne ngecje ne punen e tyre rrjedhese.

Koheve te fundit,me pjesemarrje edhe te kapitalit te huaj,prodhimi xeheror,pritet gradualisht te stabilizohet,per te cilin flet edhe e  dhena qe xeheroret per baker,zink dhe plumb tashme jane te restartuara,dhe jane arritur rezultate te konsiderueshme prodhuese.
Qymyri ne Republiken e Maqedonise kryesisht shfrytezohet per furnizim te elektranave edhe ate ne Manastir dhe ne Osllomej.

Termoelektranat (TE) ne Manastir paraqesin prodhues  kryesor energjetik ne Maqedoni,i cili perfshin rreth 70% nga kerkesa e pergjithshme per energji elektrike.Perbehet prej blloqeve,dhe kapaciteti nominal per cdo bllok eshte 225 MW.Rezervat tjera per eksploatim te kesaj xeherore prej rreth 45 milion ton,jane te mjaftueshem per mbulese te kerkeses per lende djegese per rreth 6-7 vjet.Me qellim te vazhdimit kontinuitiv te punes ne termoelektranen ne Manastir,ne periudhen e ardhshme jane ne pergatitje  tre shtresa,me perqindjet e pergjithshme te rezervave eksploatuese prej 150-160 milion tonelatave lignit me fuqi mesatare ngrohje prej 7600 kJ/kg.

Termoelektrana Oslomej eshte nje nder prodhuesit me te medhenj te rrymes elektrike ne Republiken e Maqedonise.Kopoti perfshin   rezerva te tjera eksploative pej 10 milion ton qymyr me fuqi me te ulet ngrohje pej 8800 kJ/kg.Termoelektrana ne vit shfrytezon rreth 1 milion ton ne vit, dmth se rezervat tjera jane te mjaftueshme per vitet e tjera vijuese.Per zgjatje te afatiti shfrytezues te termoelektranave jane filluar pune hulumtuese per shtrese te re,te locuar ne afersi te termoelektranes.Vleresohet se kjo shtrese disponon me rezerva gjeologjike prej 10-12 milion ton lignit.

Zhvillimi i industrise se jometaleve  ne Republiken e Maqedonise ka patur ngritje me te madhe deri ne vitet e nentedhjeta,duke i shfrytezuar repromaterialet nga pasuria e xeheve vendore per prodhim te materialeve rezistuese ndaj zjarit,pllaka te glazuara te qeramikes,ene te ndryshme te qeramikes per kuzhina,por edhe repromaterial i perpunuar mineral i dedikuar per deget e tjera industriale.Per asortimane te caktuara prodhuese eshte i nevojshem import i repromaterialeve dhe lendeve te cilat me se shpeshti furnizohen nga tregjet e ish Jugosllavise,parasegjithash,per shkak te kompaktibilitetit dhe komplementaritetit te kapaciteteve te instaluara tek ndermarrjet  nga kompleksi i jometaleve ne keto hapsira.
Industria e materialeve ndertimore ne vendin tone bazohet ne resurset e repromaterialeve vendore.

Prodhuesit e ketyre materialeve ndertimore sillen ne kuader te pergatitjes teknike-teknologjike te ndermarrjeve,por para se gjithash  nga mundesite dhe nevojat e tregjeve ne vendin tone dhe jashte.Eksporti me se shpeshti eshte ne vendet e regjionit,nga shkau qe vete produktet nuk durojne transport te madh,dhe te njejtet plasohen ne radius prej 200-250 km.
Rezervat gjeologjike te gurit zbukurues te percaktuar me hulumtimet e deritanishme,tregojne potencial te madh dhe sipas eksperteve rezervat e pergjithshme  te te gjitha llojeve te  gureve zbukurues sillen prej rreth 60 milion m3.Nese merret parasysh se eksploatimi vjetor i ketyre gureve ne vend sillet prej 25-30.000 m3,atehere interesimi per hapje te xeheroreve te reja dhe te te reparteve te reja prodhuese eshte i arsyeshem.

Me rrumbullaksim te Rregullatives ligjore rreth koncesioneve,si dhe sjelljen e Ligjit per repromateriale minerale,krijohen mundesite per zhvillim dhe mundesi te paraqese dege potenciale e orientuar ndaj eksportit.

Interesimi per marrjen e koncesioneve eshte gjithnje me i madh,dhe ne pajtim me Dispozitat ligjore,jane ndare koncesione nje numri te madh te investitoreve vendor dhe te huaj.Krahas xeheroreve te hapura egzistuese,tashme hapen edhe xeherore te reja te mermerit,granitit,travertitit dhe gureve te tjere zbukurures.

Disa karakteristika per prodhimin e pergjithshem  xeheror:
-pjesemarrja e bruto prodhimit vendor sillet rreth 11%;
-pjesemarrja e prodhimit industrial ne vitet e fundit shenon rrenie,dhe tashme eshte rreth 10% nga te meparshmet 20-25%;
-pjesemarrja e numrit te te punesuarve sillet rreth 9% nga numri i pergjithshem i te te punesuarve;
-eksporti i prodhimeve ndertimore dhe te jometaleve ne eksportin e pergjithshem te vendit ka pjesemarrje te vogel,edhe krahas asaj qe resurset me te cilat disponon,japin baze per eksport me te madh;
-eksporti pjesemarrje me te madhe ka ne vendet nga Regjioni,respektivisht me fqinjet (Serbine dhe Malin e Zi,Bullgarine,Shqiperine dhe Greqine).

 

Kontakt adresa:
Oda ekonomike e Maqedonise
rr.Dimitrie Cupovski,13
1000 Shkup

Personi per kontakt: Marija Petrovska
Tel: (02) 3244017 Faks:(02) 3244088
Call Qendra : (02) 15015
E-adresa: marija@ic.mchamber.org.mk










 

Anetari i shkelqyer mbrojtes

Mbrojtes Anetaret Premium

Anetaret mbrojtes

Argjend anetaret mbrojtes

Partneret

Institucionet e shtetit

Institucionet nderkombetare

@2008 Oda Ekonomike e Maqedonisë, të gjitha të drejtat e rezervuara