Informata themelore

Shoqata e tregtisë


Shoqata per tregti prane Odes ekonomike te Maqedonise,ne takimin e mbajtur me 26.08.2008,duke shprehur revoltin e tyre per proceduren jotransparente per sjellje te Ligjit per ndryshim dhe plotesim te Ligjit per tregti dhe Rregullores per kushte minimale teknike te objektit shites ne te cilin behet shtije e pijeve alkoholike,solli

 

   KONSTATIMET PERFUNDIMTARE vijuese:

 

1.     Anetaret e Shoqates me Propozim Ligjin per ndryshim dhe plotesim te Ligjit per tregti jane njohur kur i njejti ishte ne procedure parlamentare (permes portalit te Kuvendit te RM).Ne reaksionin,pemes sherbimit profesional te Odes ekonomike te Maqedonise,per mosrespektimin e Qendrimit qeveritar qe te gjithe propozimet ligjore dhe nenligjore,anetaret e se ciles i obligojne subjektet afariste,detyrymisht eshte kekruar mendim nga biznes-bashkesia,eshte sqaruar se ky eshte ndryshim dhe plotesim ne funskison te pershtatjes me legjislatives evropiane.Por qe,me me rendesi per biznes bashkesine eshte te kerkohet mendim sipas propozimit te akteve nenelgijore,te cilat duhet t’i implementojne ne praktike.

 

                Por,Rregullorja per kushte minimale teknike te objektit shites ne te cilin behet shitja e pijeve alkoolike eshte publikuar me 25 qershor,viti 2008,respektivisht diten e pare nga hyrja ne fuqi e Ligjit,qe eshte edhe obligim ligjor ne pajim me Nenin 12,paragrafi 1 nga I njejti,para se te dorezohet deri ne implemenntim te te njejtit,parasegjithash per njoftim dhe mendime te tyre.

Obligimi,ne pajtim me Nenin 12,paragrafi 2 nga Ligjji,qe dispozitat nga Rregullora do te aplikohen prej 1 shtatorit,eshte publikuar ne Portalin e Ministrise,por me paralajmerim qe teksti i Rregullores se shpejti do te jete i publikuar.

 

Shoqata tregon qe,nese subjektet afariste do te ishin njohur me teksitn e Propozim rregullores,derisa Propozim Ligji per ndryshim te Ligjit per tregti ishte ne procedure te rregullt parlamentare,do te sigurohej periudhe kohore per zbatim te tij perkates,ne vecanti qe implementimi i Rregullores do thote ndermarrje e orvatjeve te medha investive dhe teknike.

 

     Ose,nese propozuesi,respektivisht Ministria e ekonomise,e ka patur parasysh afatin e caktuar per hyrjen ne fuqi ne aktit nenligjor nga 1 shtatori,nga njera ane,kurse sjellje te shpejte te Rregullores nga ana tjeter,shtrohet pyetja,pse nuk eshte shfrytezuar mundesia nga ndryshimi i amandamentit te Nenit te propozuar 12,paragrafi 2,gjate sjelljes se te njejtit,me te cilin do te sigurohej periudhe e pershtatshme kohore per aplikim te subjekteve tregtare. (1 tetor ose 1 nentor).

 

Ne baze te lartepermendures,Shoqata ka konstatuar nga Ministria te kerkoje pergjigje per:

-me qellim te sigurimit te supozimeve elementare per implementim te suksesshem te akteve ligjore dhe nenligjore ne praktike,te pershtatura me gjendjet dhe nevojat e biznes bashkesise kurse ne funksion te avancimit te ekonomise dhe zhvillimit ekonomik,eshte e nevojshme transparence ne proceduren e sjelljes se te njejteve,respektivisht ne pajtim me Konkluzionin e Qeverise se RM ehste i nevojshem mendim nga biznes bashkesia, prane Odes ekonomike te Maqedonise;

Eshte e nevojshme pergjjigje ne forme te shkruar nga Ministria,  si te tejkalohet hapesira kohore,respektivisht ne cilen menyre dhe me cilat masa Ministria do te siguroje peirudhe perkatese kohore te ndermarrjeve tregtare per aftesim te tyre ne pajtim me Rregulloren,duke patur parasysh qe e njejta me sjelljen jotransparente te akteve nenligjore,ate nuk ua mundesoi;

-Eshte e nevojshme ne Ligjin ose ne Rregullore te futet definicioni cka nenkuptohet nen termin Pije alkoolike dhe  me te njejtin te realizohet vecim i bires nga pijet e tjera alkoolike (disktinkcion i ngjashem ehste bere  nga ana e ligjdhenesit ne zgjidhje te shumta ligjore ku flitet nga njera ane per pijet alkoolike kurse nga ana tjeter per bire).

Me kete zgjidhje vetem do te unifikohej sistemi juridik.Ajo qe duhet si fakt te kihet parasysh qe nese ligjdhensesi nen termin pije alkoolike nenkuptojne edhe bire atehere kjo zgjidhje ligjore eshte skajshmerisht jologjike dhe e pazbatueshme ne praktike.Duhet te kihet parasysh fakti qe ndarja fizike e bires nuk mund te behet ne forme te njejte si do te behej me pije te tjera alkoolike.Ne Republiken e Maqedonise sipas disa te dhenave egzistojne rreth 12000 objekte shitese ne te cilet tregtohet me to.Bira si pije ne sasi voluminoze zen pjese te madhe nga objekti shites ashtu qe i a.q. sigurimi fizik i saj eshte e pamundur,per dallim nga pijet alkoolike me sasi me te madhe te alkoolit.Zgjidhjet ligjore per kufizim te shitjes se bires jane te panjohur per pjese me te madhe te vendeve perendimore,sh.Suedia,Norvegjia,Danimarka,

Finlanda dhe shume te tjere.Distinkcion eshte bere edhe ne pjese me te madhe te shteteve amerikane ku bira dhe vera nuk u nenshtrohen kufizimeve as ne aspektin e licencimit te shitjes,as ne aspektin kohor te shitjes,as ne aaspektin e shitjes.Ne asnje vend evroperendimor,bira e cila eshte me perrqindje maksimale te alkoolit prej 2,5-5%,pije e cila ka trajtim te ushqimit dhe nuk trajtohet si alkool,per dallim te te a.q. pije te nxeheta me perqindje te alkoolit i cili jo ralle here eshte 10 here me i larte.Argument tjeter  i cili eshte i pakontestueshem,eshte ajo qe bira ne Maqedoni nuk eshte ndonje pije e cila masovikishte konsumohet.Maqedonia eshte nje nga vendet e cila per banor harxhon me pak bire (dicka mbi 30 litra ne vit).Per dallim nga ne, Cekosllovakia eshte rekorder me 157 litra ne banor,Irlanda me 131,Gjermania me 116,Australia me 109,por edhe disa vende te tjera fqinje,Kroacia 82,Serbia 74 litra dhe te ngjashme.Domethene,nuk ka as nje lloj arsyetushmerie pohimi eventual qe me kete zgjidhje ligjore do te prevenohet ndonje shfrytezim i larte i bires si pije.Me mesataren e ketille te dobet te Maqedonise,kjo zgjidhje ligjore domethene vetem goditje plotesuese te prodhuesve dhe tregtareve.Nese qellimi eshte te ndalohet konsumimi i bires nga ana e te miturve,atehere duhet vetem qe te aplikohet zgjidhja qe nuk mund t’u shitet pije alkoolike personave nen moshen 18 vjecare,qe si zgjidhje eshte per t’u peshendetur.Nga ana tjeter, kufizimi i tille i percaktuar kohor eshte ne kundershtim te plote me praktiken e deritanishme.Pikerisht hulumtimet e marketingut ne treg si dhe praktika e deritanishme shumevjecare tregon ne faktin qe ne qytete dicka mbi 40% nga bira eshte furnizuar pas ores 19 derisa ne mjediset rurale kjo perqindje eshte perafersisht 70%.Ajo ka te beje me obligimet punuese dhe bujqesore ne mjediset rurale,kurse furnzimi i bires si pije paraprakisht eshte e pamundur.Vetem per ilustrim,akciza te cilen e fiton shteti nga shitja e bires,me shume se gjysma mblidhet nga shitja e bires ne periudhen pas ores 19,qe si e hyre e shtetit nuk eshte per t’u nenvleresuar.Nga te gjitha keto arsye njesimi i bires me pijet tjera alkoolike eshte padrejtesi e madhe jo vetem per prodhuesit dhe tregtaret,por edhe per konsumatoret.

-Me cilat argumente ose vleresime cmimet e licencave mbi 5000 denar ne Propozim Ligjin per ndryshim dhe plotesim te Ligjit per tregti eshte bere 20.000 kurse afati I licencave prej 5 vjet eshte zvogeluar ne 2 vjet,qe eshte nje ngarkese e madhe finansiare si per tregtaret-individ me nje objekt shites me pakice,ashtu edhe per zinxhiret tregtar te cilet kane nje sere shitore ne te gjithe vendin.

 

 

Edhe pse Shoqata e perkah qellimin kryesor te ndryshimit aktual te Ligjit per tregti nga  aspekti i mbrojtjes se te rinjeve nga konsumimi i tepruar i alkoolit,nga njera ane,si dhe rregullimin e tregut me alkool nga ana tjeter (te mos mundet te shitet ne cdo vend dhe ne cdo kohe-pompat e benzines,kiosket,dhe te tjera) serish per shkak te ndryshimeve jo te pershtateshme te te njejtit me nevojat e biznes bashkesise dhe praktikes ne regjionet dhe ne shumicen e vendeve evropiane Shoqata ka ngritur iniciative per ndryshim te Ligjit me te cilin kerkohet:

 

-shitja e alkoolit te lejohet deri ne oren 22,kurse rregullorja te vleje per objektet industriale te cilet punojne pas ores 22;

-te merret licence e vecante per shitje te alkoolit,pasi  qe direksioni per ushqim jep leje per shitje per ushqim dhe alkool,qe do te thote qe kemi dyfishim te licencave;

-ose e njejta te vleje 5 vjet dhe 5000 denar per marrje te saj,si eshte propozuar ne Propozim ligjin.










 

Anetari i shkelqyer mbrojtes

Mbrojtes Anetaret Premium

Anetaret mbrojtes

Argjend anetaret mbrojtes

Partneret

Institucionet e shtetit

Institucionet nderkombetare

@2008 Oda Ekonomike e Maqedonisë, të gjitha të drejtat e rezervuara