Informata themelore

Shoqata e hotelierisë dhe turizmit


Shoqata per hotelieri dhe turizem nikoqir i operatoreve dhe gazetareve nga Shqiperia – FILLIMI I BASHKEPUNIMIT INTENSIV ME SEKTORIN TURISTIK MAQEDONAS

Shoqata e hotelerise dhe turizmit prane Odes Ekonomike te Maqedonise, ne bashkepunim me Agjencine per mbeshtetje dhe promovimit te turizmit, me 15.03.2013, u mbajt biznes-takimi me agjencite me te medha turistike dhe operatoret nga Shqiperia. Gjate mbledhjes, kryetarja e Shoqates,

Snezhana Jovanovska Trajkovska, pati prezantim te mundesive turistike ne Republiken e Maqedonise, ndersa perfaqesuesit prezent te agjencive dhe operatoreve me te rendesishem turistik, restorante dhe hotele nga Maqedonia i prezantuan ofertat e tyre per turistet nga Shqiperia.

Gjate biznes takimeve u theksua se Shqiperia, si vend fqinj ka nje nga ndikimet me te rendesishme ne turizmin maqedonas. Turistet nga Shqiperia gjithnje kane qene nder tre vendet e para me pjesemarrje me te madhe te turisteve ne Maqedoni. Ne muajin janar te ketij viti, kjo pjesemarrje ishte mbi 12% nga numri i pergjithshem i turisteve te huaj te ne.

– Maqedonia me oferten e vet per secilin xhep dhe me objekte per vendosje per te gjitha stinet dhe te gjitha llojet e turizmit eshte destinacion i shkelqyeshem turistik, - deklaroi Snezhana Jovanovska, kryetare e Shoqates se hotelerise deh turizmit prane Odes Ekonomike te Maqedonise.

Operatoret turistik nga Shqiperia ishin befasuar kendshem nga ajo qe pane deri tani duke e shetitur Maqedonine dhe theksuan se me kenaqesi do ta rekomandojne Maqedonine ne ofertat e tyre turistike. Menaxheret maqedonas dhe shqiptare nga fusha e turizmit presin shume shpejt t’i vazhdojne kontaktet, ta fillojne bashkepunimin intensiv dhe te lidhin marreveshje per bashkepunim.

                                                                                                           Lazo Angelevski


Ne Panairin per turizem ne Beograd u moren vesh aktivitete te perbashketa ne fushen e turizmit ne vendet e Evropes Juglindore – RAJONI PO SHNDERROHET NE BREND TE PERBASHKET

Ne organizim te Shoqates per hotelieri dhe turizem dhe Enterprise Europe Network prane Odes Ekonomike te Maqedonise, me 22 shkurt 2013, u mbajten biznes-takimet e kompanive nga fusha e turizmit ne kuader te Panairit nderkombetar per turizem ne Beograd. Qellimi i takimeve eshte rrjetezimi dhe vendosja e biznes-bashkepunimit mes kompanive nga industria e turizmit. Dhjete kompani maqedonase e shfrytezuan mundesine per vendosjen e kontakteve pa pagese dhe biznes-relacioneve me operatoret turistik, agjencite turistike, organizuesit, hotelet, restorantet, hotelet rinore, ski-resortet, spa-qendrat deh punetore tjere turistik nga rajoni dhe nga Evropa. Gjate biznes takimeve ata siguruan takime te drejtperdrejta me partneret potencial, informata per risite dhe trendet ne turizem, e promovuan biznesin dhe i ndane pervojat.

Biznes takimet nderkombetare ishin bisedime trelaterale mes pjesemarresve, perfaqesuesve te kompanive, u siguruan deri 20 minuta per prezantim te ndersjelle te bashkepunimit te deshiruar. Direktoriumi me biznes-profilet e te gjithe pjesemarresve ishte i kapshem per te gjitha palet e interesuara.

Delegacioni i Shoqates se hotelerise dhe turizmit prane Odes Ekonomike te Maqedonise, qe e printe kryetarja Snezhana Jovanovska Trajkovska, mori pjese ne me shume ngjarje qe u mbajten ne kuader te Panairit te Beogradit per turizem:

- pjesemarrje ne stenden e perbashket te odave ekonomike nga Evropa Juglindore gjate te gjitha diteve nga manifestimi i panairit me materiale nga Shoqata dhe nga anetaret e saj dhe prezantime te perditshme njeoreshe per turizmin ne Republiken e Maqedonise dhe per anetaret e Shoqates;

- pjesemarrje ne konferencen per shtyp, bashke me te gjitha odat ekonomike nga Evropa Juglindore dhe

– pjesemarrje ne tryezen e rrumbullt ne temen: “Rajoni Juglindor – Hapi evropian”. Perfaqesuesit e odave ekonomike te sektoreve per turizem rane dakord per aktivitetet e grupeve punuese, te perbere nga perfaqesues te odave ekonomike nga rajoni, i cili do ta definoje prodhimin e ri te perbashket turistik nga rajoni. Te gjitha vendet do ta ofrojne me te miren nga potenciali i vet turistik. E gjithe kjo do te rezultoje me brend te vetem te ri turistik nga Evropa Juglindore, me oferte dhe terheqjen e turisteve nga vendet e treta.

                                                                                             

Pres konference – Shoqata e hotelerise dhe turizmit prane Odes Ekonomike te Maqedonise nuk pajtohet me tatimin e ri “muzikor” – KA BERE MUZIKE, NUK KA BERE MUZIKE, TARIFAT SHTOHEN (tekst dhe video) http://www.mchamber.mk/(S(wr54i545st1pjjewcegitam0))/default.aspx?lId=1&mId=55&evId=14244

Mbledhje e Shoqates se hotelerise dhe turizmit – ZHVILLIM ME I MADH I VEPRIMTARISE TURISTIKE MUND TE REALIZOHET NESE PLOTESOHEN PREMTIMET E PARALAJMERUARA http://www.mchamber.mk/(S(13ln5memxst4idzzqj3wio45))/default.aspx?lId=1&mId=55&evId=12819

Operatoret turistik nga Katari ne Oden Ekonomike te Maqedonise paralajmeruan bashkepunim intensiv me industrine turistike nga vendi http://www.mchamber.mk/(S(rcegjf55w2r0yj3ik4zpjgyb))/default.aspx?lId=1&mId=55&evId=12250

Prezantim i destinacioneve turistike para operatoreve turistik dhe mediave nga Serbia – SIVJET PRITET RRITJE E NUMRIT TE TURISTEVE SERB http://www.mchamber.mk/(S(oddjbv550xylx555q4pypp55))/default.aspx?lId=1&mId=55&evId=11373 PREZANTIM I UKRAINES PARA KAMPIONATIT EVROPIAN NE FUTBOLL http://www.mchamber.mk/(S(itlk1v454civl1f0vvlo0j55))/default.aspx?lId=1&mId=55&evt=3&evId=1112

Mbledhj a e 1 e Shoqates se hotelerise dhe turizmit – REZULTATET POZITIVE NE HOTELIERI DHE TURIZEM PER VITIN 2011 http://www.mchamber.mk/(S(gpwxou55f4b51545q1ugyu55))/default.aspx?lId=1&mId=55&evt=3&ContentContainer5$ctl00_page=2&evId=10970

 
Shoqata e hotelerise dhe turizmit

 Kjo shoqate i integron: hotelerine, hotelet, agjencite turistike, transportuesit dhe transportuesit ajror, institucionet shkencore nga sektori i hotelerise dhe turizmit etj.

1. Shoqata e hotelerise dhe turizmit ka per qellim qe t’i perfaqesoje interesat e anetareve para institucioneve dhe organeve tjera;

2. Publikisht ta shpreh qendrimin e te gjitha kompanive-anetare te sektorit per hoteleri dhe turizem;

3. Shoqata eshte partner per negociata me Qeverine, ministrite perkatese dhe trupat tjere qeveritar, per ceshtje te cilat jane ne interes te anetareve;

4. Shqyrtimi i ceshtjeve lidhur me avancimin e punes dhe zgjidhjen e problemeve aktuale ne veprimtari;

5. Kryen propagande ekonomike duke i promovuar te gjitha aktivitetet dhe qendrimet e veta;

6. Organizon panaire, ekspozita, delegacione ekomomike qe jane me interes te vecante per anetaret e Shoqates;

7. I harmonizon kundertheniet e paraqitura dhe interesat e ndryshme ne kuader te veprimtarise se vet, duke pasur parasysh edhe interesat e ekonomise ne teresi;

8. Shqyrton propozime te ligjeve dhe rregulloreve tjera, jep mendime dhe propozime rreth ceshtjeve me interes te perbashket te anetareve dhe ngre iniciativa per miratimin dhe per ndryshime dhe plotesime te njejtave. Gjithashtu, miraton perfundime dhe propozon masa qe jane me interes te perbashket te anetareve, ndersa te cilat jane ne kundershtim me rregulloret ligjore pozitive dhe zakonet e mira afariste;

9. Ne pajtim me nevojat, ndersa me qellim te ndertimit te kapaciteteve dhe konkurrences se ketij sektori ne pjesen e resurseve njerezore, Shoqata organizon trajnime te ndryshme me trajnues nga vendi dhe jashte;

10. Kjo Shoqate punon ne avancimin e biznes-klimes ne vend, i nxite zbatimet e rregullave de standardeve evropiane dhe arsim funksional permanent dhe inovacione te njohurive te kuadrove profesionale nga veprimtaria;

Ne Shoqaten e hotelerise dhe turizmit prane Odes Ekonomike te Maqedonise ka rreth 120 subjekte ekonomike, perfaqesues te rendesishem te kesaj industrie, nga veprimtarite e lartpermendura.

Shoqata e hotelerise dhe turizmit ne mbledhjen e mbajtur me 22 janar 2010 per kryetar te Shoqates e zgjodhi znj. Snezhana Jovanovska, AT “Orfej”, ndersa per zevendese znj. Sonja Bibanovska, hotel “Holiday Inn”.

Ne mandatin e ri anetare te Keshillit drejtues te Shoqates per hoteleri dhe turizem jane:

1. Zoran Mihajlloski, hotel “Metropol”

2. Stojan Brcevski, hotel “Makpetroll”

3. Mirjana Mitrevska, hotel Molika – Manastir

4. Sonja Bibanovska, hotel “Holiday Inn”

5. Llazar Samarxhiev, “Banjat Negorski”

6. Snezhana Jovanovska, AT “Orfej”, kryetare

7. Ljupco Andrevski, AT “Putnik AltaTurs”

8. Branko Karevski, AT “Bran”-Prilep

9. Stole Filipovski, Restoranti “Vodenica”

10. Prof. dr. Ace Milenkovski, rektor i Universitetit per turizem dhe menaxhment

11. Dane, Kafe bar “Intermeco”

12. Akan Kerim, “General Turist”.

Per perfaqesues ne Kuvendin e Odes Ekonomike te Maqedonise nga Shoqata e hotelerise dhe turizmiz u zgjodhen keta anetare:

1. Mirjana Mitrevska, hotel “Molika” – Manastir

2. Vesna Stanoevska, hotel “Aleksandar Palas” – Shkup

3. Ljupco Andrevski, AT “Putnik Alta Turs” – Shkup. 

Shoqata per hoteleri dhe turizem  Adresa per kontakt: Oda Ekonomike e Maqedonise rr. Dimitrie Cupovski, 13 1000 Shkup

Personi per kontakt:
Llazo Angelevski
Tel: (02) 3244090
Faksi:(02) 3244088
Call Qendra: (02) 15015
E-adresa: laze@mchamber.mk










 

Anetari i shkelqyer mbrojtes

Mbrojtes Anetaret Premium

Anetaret mbrojtes

Argjend anetaret mbrojtes

Partneret

Institucionet e shtetit

Institucionet nderkombetare

@2008 Oda Ekonomike e Maqedonisë, të gjitha të drejtat e rezervuara