Historiku

Historia

 

ORGANIZIMI I ODES NE MAQEDONI

Odat,si reprezente dhe perfaqesuese te ekonomise,jane karakteristike e te gjitha sistemeve shoqerore-ekonomike dhe politike.Si shume institucione dhe asociacione tjera,ndryshimet dhe nijansat e organizimit te odes jane rezultat i raporteve te produkcionit, ne nje rregullim te caktuar shoqeror.Por,gjithnje kane qene dhe jane faktor i rendesishem ekonomik dhe sipas shume analisteve,sipas renditjes se vleres menjehere renditen pas institucioneve me reprezente politike-Parlamentit dhe Qeverise.Per kete,para gati nje shekulli njeri nga premieret e Britanise se madhe  shrehu mendimin:”Me mire Oden ta kemi si partner te Qeverise ne koncipim te Ligjeve se sa si oponent ne sferen e implementimit te tyre.

Fillimet e organizimit te odave ne teritorin e Maqedonise datojne prej 14 qershor 1922,kur me Ligj eshte themeluar Oda tregtare-industriale,si organizate profesionale-trup perfaqsues per mbrojtje te interesave te subjekteve profesional ekonomik te anetareve te saj.

Me tutje,me Ligjin per ndermarrje nga v.1931,Odat jane transformuar ne organ keshilldhenes dhe ndihmes te pushtetit shteteror,duke marre njekohesisht disa funksione publike-juridike ( dhenie e lejeve,vertetimeve,kryerjen gjykates se arbitrazhit,emerim te njerezve te afte dhe te ngjashme)

Me kete rregullative Funksionet e Odes i nenshtrohen interesave te shtetit,dhe me kete humben Fundamentet e organizimit te Odave.

Me Dokumentin e Presidences se KACPM-se, prej 18 shkurt 1945 eshte formuar Oda e vetme Tregtare-industriale me kompetence ne teritorin e Njesise federale  maqedonase te atehereshme.

Njera nder iniciatret per themelim te Odes tregtare-industriale te Maqedonise ka qene kryetari i Kryesise se KACPM-se,Metodija Andonov-Cento,anetar shumevjecar i Keshillit drejtues te Odes se paraluftes.

Nga kjo periudhe, Republika e Maqedonise e fillon zhvillimin intenziv te ekonomise dhe te organizimit te Odes.Kjo eshte periudhe me e rendesishme por edhe me e rende e aktivitetit ekonomik dhe te Odes-sanim i objekteve te shkatruara ekonomike,organizim i prodhimit industrial,zbatim i politikes agrare.

Ne periudhen deri ne v.1962,kur me Ligj eshte formuar Oda e vetme ekonomike e Maqedonise,veprojne disa oda te organizuara ne dege, te cilat kane dhene kontribut te rendesishem ne afirmimin e organizimit te Odes ne Republiken e Maqedonise.

Qe nga themelimi,Oda ndjek zhvillimin e sistemit arsimor dhe tenton t’i ndjek nevojat e ekonomise.Kur shteti nuk ka patur mundesi t’i plotesoje nevojat e ekonomise per organizim te arsimit per kuadro te vecante profesional,Oda me mjete nga ndermarrjet e interesuara dhe ne bashkepunim me autoritetet arsimore ka hapur institucione te reja arsimore.

Oda,si forme e organizimit te ekonomise ne Republiken e Maqedonise me aktivitetin e saj,duke i kryer funksionet e saja,ka dhen kontribut te madh per zhvillim te ekonomise maqedonase,parasegjithash per aftesim profesional te kuadrove,permiresim te kualitetit te prodhimit,zhvillim dhe afirmim te potencialeve ekonomik permes funksionit propagandues,promovues dhe perfaqsues te disa organizatave te specializuara,themelues i te cileve ka qene Oda ekonomike.

Ne vecanti eshte i rendesishem roli i Odes ne periudhen e tranzicionit.me pavaresimin e shtetit tone,ne organizim te aktiviteteve per pershpejtim te reformave te sistemit ekonomike dhe ndertim te institucioneve perkatese,transformim pronesor dhe struktural per shkak te rritjes se efikasitetit ne ekonomi dhe ballafaqim me sukses me konkurrencen.

Ne kuader te kesaj,jane edhe aktivitetete e organizuara per avancim te raporteve ekonomike me jashte,perkyerje profesionale e kuadrove,avancim i kualitetit te prodhimit,zhvillim teknik-teknologjik permes nderlidhjes me partnere nga jashe dhe nderlidhja e domosdoshme informative.

Prej dhjetorit,2004,me Ligjin per Oda ekonomike te Maqedonise,Oda eshte asociacion afarist profesional,qe i pershtat,perfaqeson dhe i mbron interesat e anetareve te saj.

Ne Ode, ne baze vullnetare bashkohen persona juridik me seli ne Republiken e Maqedonise,te cilet kryejne veprimtari ekonomike dhe jane te regjistruar ne regjistrin tregtar.Ne Ode,mund te bashkangjiten edhe subjekte te tjera te cilet me veprimtarine e tyre kontribojne ne avancim te punes ne ekonomi.

Ode ekonomike e Maqedonise prej v.1970 filloi me ndarje te Shperblimit Nje Maj-i.Ne v.1994 ky shperblim eshte riemeruar ne Shperblim i Odes ekonomike te Maqedonise dhe ndahet me rastin e Dites se Odes-18 Shkurt.

Oda eshte anetare e Odes nderkombetare tregtare me seli ne Paris,ne Asociacionin e Odave Evropiane me seli ne Bruksel,ne Asociacionin e Odave Ballkanike dhe realizon bashkepunim ose eshte anetar ne nje numer te madh te Asociacioneve te tjera regjionale dhe nderkombetare ekonomike.

Oda ekonomike e Maqedonise nxjer dokumente te ndryshme per nevojat e te gjitha ndermarrjeve ne shtet (certifikata per preardhje,ATA karnete,rekomandime,mendime) dhe verifikon fakte dhe dokumente me qellim te lehtesimit te qarkullimit te mallit,sherbimeve dhe personave afarist.

Oda eshte iniciator,respektivisht organizator i nje numri te madh te ekspozitave te specializuara dhe pjesemarrjeve te ekonomise maqedonase ne panaire,ekspozita,prezantime individuale dhe prezantime ne panaire nderkombetare turistike dhe burses jashte.

Oda ekonomike e Maqedonise eshte partner social per shume ceshtje te cilat jane ne interes per anetaret e saj (Legjislatura punuese,shkembimi i jashtem-tregtar,sistemi tatimor dhe doganor,sistemi finansiar,arsimi profesional etj.)

Oda ekonomike e Maqedonise,kujdes te vecante i kushton kualitetit te prodhimit dhe ne ato korniza futjes se sistemit per kualitet sipas standardeve te serise ISo 9000,standardeve per mbrojtje te mjedisit jetesor ISO 14.000,standare per kualitet te produkteve ushqimore HACCP dhe tjere,si parakusht kryesor per sigurim te konkurrences se produkteve maqedonase ne tregjet boterore.

Ne Oden ekonomike te Maqedonsie,si forme e pavarur e organizimit,nga v.1994,funksionon Asociacioni maqedonas per numerim te artikujve-GS 1-Maqedonia me standarde,principe,rregulla nderkombetare multisektoriale,qe jane perberes kryesor te punes elektronike dhe identifikim automatik ne sektore te ndryshem,fusha dhe dege,ne vecanti ne prodhim dhe tregti, me qellim te punes me efikase dhe rritjes se eksportit.

GS 1-Maqedonia eshte anetare dhe perfaqesues zyrtar nga Republika e Maqedonise ne Asociacionin nderkombetare GS 1,me seli ne Bruksel,e autorizuar te menaxhoje me GS 1 sistemin ne shtetin tone dhe te ndaje numra identifikues per bar kodim te prodhimeve dhe sherbimeve.

Oda ekonomike e Maqedonise,eshte institucion referent ne biznes ne shtetin tone me rreth 15.000 anetar, ne baze vullnetare, prej te cileve numri me i madh jane ndermarrje te vogla dhe te mesme.Anetaret e Odes ekonomike te Maqedonise kane pjesemarrje dominuese ne formim te te gjithe indikatoreve makroekonomike ne nivel shteteror (BPV,shkembimi i jashtem tregtar,punesimi, shlyerja e obligimeve ndaj shtetit dhe te ngjashme.).

Kontakt adresa:

Oda ekonomike e Maqedonise

rr.Dimitrie Cupovski,13

1000 Shkup

Personi per kontakt:Stanka Damjanovska

Tel: 02) 3244016 Факс:(02) 3244088
Call Qendra : (02) 15015
E-adresa: stanka@ic.mchamber.org.

 

 



Kontakte:
Oda ekonomike e Maqedonisë
Rr.Dimitrie Cupovski,13
1000 Shkup
Kontakt persononi: Stanka Damjanovska
tel: ++ 389 2 3244016
fax:++ 389 2 3244088
e-mail: stanka@mchamber.mk









 

Anetari i shkelqyer mbrojtes

Mbrojtes Anetaret Premium

Anetaret mbrojtes

Argjend anetaret mbrojtes

Partneret

Institucionet e shtetit

Institucionet nderkombetare

@2008 Oda Ekonomike e Maqedonisë, të gjitha të drejtat e rezervuara